|
Kёtu paraqiten pёrgjigjet e ushtrimeve tё dhёna te Praktikё mbi Funksionet kuadratike .
Ushtrime tё ngjshme: Gjeni ekuavcionin e funksionit kuadratik f, grafiku i tё cilit e pret boshtin x nё (-1 , 0) dhe (3 , 0) dhe
boshtin y nё (0 , -4).
Pёrgjigja:
f(x) = (4/3)(x + 1)(x - 3)
Ushtrim i ngjashёm: Gjeni vlerat e parametrit c tё tilla qё grafiku i funksionit kuadratik f i dhёnё nga
f(x) = x2 + x + c
dhe grafiku i vijёs me ekuacion
y = 2x
tё kenё:
a) 2 pika prerjeje,
b) 1 pikё prerjeje,
c) asnjё pikё prerjeje.
Pёrgjigja :
Gjej koordinatёn x tё pikёprerjes duke zgjidhur
x2 + x + c = 2x
Rishkruaje kёtё ekuacion nё formё standarte
x2 - x + c = 0
Gjej Dallorin D
D = 1 - 4c
Nёse D ёshtё positive ose c < 1 / 4 , dy grafikёt priten nё dy pika.
Nёse D ёshtё baraz me 0 ose c = 1 / 4 , dy grafikёt priten (preken) nё 1 pikё.
Nёse D ёshtё negative ose c > 1 / 4 , dy grafikёt nuk priten.
|